Kurti flet për mosprezencën e ministrave të LDK-së në mbledhjen e qeverisë

kurti-flet-per-mosprezencen-e-ministrave-te-ldk-se-ne-mbledhjen-e-qeverise

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ku munguan ministrat e LDK-së ka thënë se nuk e din arsyen e mos marrjes pjesë në mbledhje.

Albin Kurti dhe Arben Vitia mbajnë konferencë për media

Albin Kurti dhe Arben Vitia mbajnë konferencë për media

Gepostet von Rahovecnews.net am Sonntag, 31. Mai 2020

Duke mos komentuar më shumë, Kurti ka thënë se ministrat e LDK-së do të duhej të merrnin pjesë në mbledhjen e Qeverisë sepse së bashku kanë marr shumë vendime, raporton Rahovecnews.net.

“Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti. /Rahovecnews.net/