E ardhmja e prodhimit të ushqimit është në rrezik, për shkak të problemeve në bujqësi.

Dy nga problemet më të mëdha në bujqësi janë humbja e tokës bujqësore si dhe mos sigurimi i hapësirave tregtare për plasimin e tyre. Për fatë të keq, vendi ynë po përballet me dy nga këto problemet kryesore.

Nga mungesa e tregut, shumë produkte bujqësore të kultivuara në tokat tona, kanë përfunduar në mbeturina duke rrezikuar edhe gjenerimin e të ardhurave të planifikuara për fermerët e Komunës sonë.

Duke pasur parasysh faktin se shumë sektorë të bujqësisë kanë afatin optimal për secilin aktivitet edhe mos shitja e produkteve bujqësore ka bërë që këto të hudhen dhe të krijojnë humbje të mëdha. Fermerët gjinden në një pozitë jo të mirë, pasi që rrezikojn që të gjitha këto toka ti lënë pa i mbjellur fare, sepse siguria e prodhimit të tyre është në rrezik të vazhdueshëm!

Në videon e bashkangjitur, për shkak të mungesës së tregut fermeri në fjalë asgjesoi 15 ari sallatë të gjelbërt. Që i kishte të mbjellur në ambient të mbrojtur-serra