Deputetja e PDK-së kritikon Kurtin e Vitinë: A nuk patët kohë këto vendime t’i merrni më herët

deputetja-e-pdk-se-kritikon-kurtin-e-vitine:-a-nuk-patet-kohe-keto-vendime-t’i-merrni-me-heret

Deputetja e PDK-së thotë se këta të dy duhej që këtë vendim ta merrnin ditën e djeshme ose të premten, për arsyen se si ka mundësi që çerdhet dhe kopshtet të përgatiten kaq shpejtë për të filluar puna e tyre ditën e nesërme.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Sapo u dhanë dy njoftime të rëndësishme nga Kryeministri dhe Ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Çerdhet e kopshtet për fëmijët nga mosha 0-5 vjeç do të ri-hapen nga dita e nesërme dhe po ashtu stafi i plotë do të kthehet në vendet e tyre të punës.

A nuk patën kohë z. Kurti dhe z. Vitia të kujdesen që ky vendim të merret ditën e djeshme ose ditën e premte?!

Le të na tregojnë se si ka mundësi që çerdhet dhe kopshtet të përgatiten kaq shpejtë për të filluar puna e tyre ditën e nesërme?!

Le të na tregojnë se si ka mundësi që shumë nëna të cilat janë punëtore në sektorin publik dhe privat të përgatiten kur kanë kaq pak kohë?. /Rahovecnews.net/