Thaçi: Vendimi për shkarkimin tim ishte puro politik, jam i shokuar nga amaterizmi i bordit të KEK-ut

thaci:-vendimi-per-shkarkimin-tim-ishte-puro-politik,-jam-i-shokuar-nga-amaterizmi-i-bordit-te-kek-ut

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij ka qenë puro politik dhe se kjo ka qenë arsyeja pse ai nuk ka reaguar, shkruan Rahovecnews.net.

“Nuk jam befasuar, sikurse nuk kam reagu, për vendimin e shkarkimit sepse dihet që ka qenë puro politik. As nuk ja kam pa për të madhe këtij Bordi që pa asnjë arsye dhe në kundërshtim të plotë me ligjin, e pa e lexuar asnjë dokument të vetëm të Korporatës, vetëm rreth 18 orë pas emrimit të tyre kane votuar shkarkimin tim, duke e cekur që pa asnje arsye”, ka shkruar në Facebook Thaçi.

Duke paralajmëruar se kjo çështje do të sqarohet në gjykatë, Thaçi ka thënë se përformanca e tij ka qenë më e suksesshmja në histori të kësaj koorporate.

“E para, sepse pasi i kanë parë të gjitha dokumentet, raportet e auditorëve të jashtëm e të brendëshëm, vlerësimet e përformancës dhe të arriutrat e KEK-ut, prapë nuk kanë mundur të heshtin, nese jo për t’ia dhënë hakun kësaj ndërmarrje që është storia më e suksesshme në vend, dhe fatkeqësisht e vetmja e tillë në Kosovë. E derisa veprimin e parë pas 18 ore mund ta arsytojnë sepse është veprim politik, e kanë marrë pa e lexuar as CV-në time, e jo se jo raportet, edhe pas kësaj vazhdojnë e mundohen ta baltosin këtë sukses”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë: