Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

rriten-cmimet-e-derivateve-ne-kosove

Edhe pse çmimet e derivateve të naftës në Kosovë ishin të larta, ato sërish kanë shënuar ngritje. Aktualisht në Kosovë çmimi i naftës sillet rreth 0.85 centë, kurse benzina 0.84 centë. Në Shoqatën e Naftëtarëve kanë deklaruar se në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur me organizatën OPEC, është vendosur që të reduktohet prodhimi i derivateve, ku me këtë rast çmimet do të shënojnë rritje.

Source