Mohamed bin Selman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, harxhoi 70 mijë dollarë në lojën celulare

mohamed-bin-selman,-princi-i-kurores-i-arabise-saudite,-harxhoi-70-mije-dollare-ne-lojen-celulare
Mohamed bin Selman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, dyshohet se shpenzoi rreth 70,000 dollarë dhe mbi 9.700 orë hargjoi kohë gjatë tri viteve të fundit në një lojë fati në celular, transmeton Kosova Post.
Lajmet në faqen “Dot Esports”, i cili është një ekspert në lojërat e fatit në internet, pohoi se shuma e shpenzuar nga Bin Selman në “Pass Battle” që nga viti 2017 ka afruar 70 mijë dollarë.
Pretendohet se Bin Selman pagoi vetëm 6,000 dollarë për lojën në fjalë në vitin 2020 dhe 42.100 dollarë në 2018.
Gjithashtu thuhet që Bin Selman ka luajtur më shumë se 10 mijë ndeshje dhe mbi 9.700 orë ka hargjuar kohë që nga viti 2017, dhe ka fituar gjithsej 5.772.
Ndërkohë, aktivistët e mediave sociale shprehen se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Bin Selman është abonuar që nga viti 2011 me emrin e përdoruesit “Abdullah es-Saud”.
Aktivistët e mediave sociale sugjeruan që Prince Bin Selman është një person i lidhur me lojërat në internet.
Disa llogari të mediave sociale pranë administratës së Arabisë Saudite pohuan se kishte zëra që lojtari i përmendur ishte një emër nga Mbretëria e familjes Arabe Saudite, por nuk kishte asnjë informacion të konfirmuar që ky person ishte Mohamed bin Salman./KosovaPost

The post Mohamed bin Selman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, harxhoi 70 mijë dollarë në lojën celulare appeared first on Rahovecnews.net.