George Floyd dhe policia që ia vuri gjurin në qafë, në të kaluarën kishin qenë “kolegë” – punuan në klubin e njëjtë të natës

george-floyd-dhe-policia-qe-ia-vuri-gjurin-ne-qafe,-ne-te-kaluaren-kishin-qene-“kolege”-–-punuan-ne-klubin-e-njejte-te-nates

Afro-amerikani George Floyd dhe polici i cili ia kishte vendosur gjurin në qafë, kishin punuar bashkë në një klub të natës për disa muaj, shkruan Independent.

Pronarja e lokalit Maya Santamaria, ka thënë se e kishte punësuar 46-vjeçarin Floyd dhe tani ish-policin e Minneapolisit, Derek Chauvin, 44-vjeç.

Që të dy kishin punuar si sigurim në klubin e natës El Nuevo Rodeo në qytetin amerikan, ka deklaruar Santamaria për një televizion lokal.

Santamaria që së fundmi kishte shituar lokalin pas më shumë se 20 viteve që e menaxhoi, ka zbuluar se Floyd dhe Chauvin të njëjtën kohë kishin punuar në klubin e saj, por nuk dihet nëse ata njiheshin mes vete.

E pas arrestimit të dhunshëm nga ana e policisë, Floyd ka ndërruar jetë ku më pas kanë shpërthyer protestat e dhunshme në mbarë Shtetet e Bashkuara.

The post George Floyd dhe policia që ia vuri gjurin në qafë, në të kaluarën kishin qenë “kolegë” – punuan në klubin e njëjtë të natës appeared first on Rahovecnews.net.