A do ketë protestë masive më 5 qershor? Flasin nga Vetëvendosje

a-do-kete-proteste-masive-me-5-qershor?-flasin-nga-vetevendosje

Mirëpo, nga Vetëvendosje po e mohojnë se qëndrojnë prapa këtij organizimi, shkruan Rahovecnews.net.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu në një konferencë për media  sot të organizuar nga partia e tij, tha se subjekti ku ai bën pjesë, nuk e ka organizuar këtë tubim.

Ai tha se VV nuk i përjashton protestat, por që sipas tij njëherë nuk është koha e tyre.

“Jo. VV nuk qëndron pas këtij aktiviteti. Nuk e ka organizu. Ne jemi në presion nga qytetarët për protesta, ndonëse për aktivitet nuk ka të bëj me Vetëvendosjen. Protestat janë pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo njëherë për njëherë s’ka nevojë për protestë”, tha ai.

Ndryshe,  nga kjo parti sot po ashtu bënë të ditur se do të inicojnë një peticion online ku do të kërkohen zgjedhje të reja në Kosovë. /Rahovecnews.net/