Interi e lë Wernerin në duar të Liverpoolit

interi-e-le-wernerin-ne-duar-te-liverpoolit

Werner nuk është në planet e Interit.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, Piero Ausilio.

Ai e ka lënë me një fjalë Timo Wernerin në duar të Liverpoolit, pasi tha se Interi s’do ta transferojë për shumë arsye.

“Do të jem i sinqertë, më pëlqen shumë, e kemi ndjekur për një kohë”, i tha ai Gianluca Di Marzios.

“Sido që të jetë, ai s’do të vijë në Inter për arsye të ndryshme; s’ka pasur asnjëherë negociata sepse e di se çfarë dëshiron lojtari”.

“Ai ka klauzolë lirimi, por s’do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”.

The post Interi e lë Wernerin në duar të Liverpoolit appeared first on RahovesNews.