Erdogan për vdekjen e Floyd: Unë e dënoj këtë mentalitet çnjerëzor

erdogan-per-vdekjen-e-floyd:-une-e-denoj-kete-mentalitet-cnjerezor

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklaratë në anglisht për këtë çështje në llogarinë e tij në «Twitter», transmeton Kosova Post.

Qasja raciste dhe fashiste që shkaktoi vdekjen, si pasojë e torturave, të George Floyd në qytetin amerikan të Mineapolisit jo vetëm që na trishtoi të gjithëve, por gjithashtu u bë një nga manifestimet më të dhimbshme të rendit të padrejtë, të cilin ne e kundërshtojmë në të gjithë botën. Si një pjesëtar i civilizimit Islam, i cili na mëson ta duam të gjithë njerëzimin për hir të Krijuesit, unë e dënoj këtë mentalitet çnjerëzor. Kudo që të jetë, cilido qoftë motivi dhe mënyra, Turqia gjithmonë është pozicionuar kundër çdo sulmi ndaj njerëzimit”, – shkruan udhëheqësi turk.

Duke kujtuar hadithin e profetit Muhamed “E bardha nuk ka epërsi mbi të zezën, dhe as e zeza nuk ka epërsi ndaj të bardhës“, Erdogan e vazhdon si më poshtë mesazhin e tij:

“Në përputhje me këtë parim, ne do të vazhdojmë të luftojmë për të mbrojtur të drejtat e mbarë njerëzimit pa bërë asnjë dallim të bazuar në racën, ngjyrën, fenë, gjuhën dhe besimin.”

“Jam i bindur që ata që janë përgjegjës për këtë veprim çnjerëzor do të marrin dënimin e merituar. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë çështje. Ne e përkujtojmë me respekt George Floyd dhe përcjell ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij”, thotë Erdoan në vijim të mesazhit të tij.

46-vjeçari George Floyd u arrestua natën e kaluar në Mineapolis nga policët si i dyshuar për përfshirje në mashtrim. Floyd u ishte përgjëruar policëve për një kohë duke u thënë “Nuk marr dot frymë”, pasi një oficer policie i kishte vendosur gjurin mbi zverk dhe e kishte mbajtur ashtu për disa minuta.

Ekipet e urgjencës që erdhën në vendngjarje e çuan në spital Floydin, por u raportua se ai vdiq në spital. Kalimtarët e rastit kishin bënë foto dhe filmuar ngjarjen me telefonat e tyre celularë dhe i kishin shpërndarë pamjet në rrjetet sociale. Imazhet e ndezën sërish debatin në vend për dhunën e policisë kundër afroamerikanëve dhe në shumë qytete, kryesisht ne Mineapolis shpërthyen protestat.

The post Erdogan për vdekjen e Floyd: Unë e dënoj këtë mentalitet çnjerëzor appeared first on Rahovecnews.net.