Abrashi: Qeveria Hoti votohet në javën e ardhshme

abrashi:-qeveria-hoti-votohet-ne-javen-e-ardhshme

Abrashi tha se e kanë pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, pasi edhe komentet e tyre janë bazuar në Kushtetutë dhe praktikat e vendeve tjera.

“Është një aktvendim që është përputhje me Kushtetutën që i hap rrugë formimit të qeverisë së re e cila është mëse e nevojshme”, tha ai në Tv Dukagjini.

Abrashi ka thënë se nëse VV mendon që me këtë gjuhë do të qeverisë apo do të ketë mbështetjen e LDK-së, le ta harron.

“Është koha që edhe ata të pjekën, ta kuptojnë Kushtetutën dhe të sillem mirë me partnerin e koalicionit”, tha Abrashi.