Vendimet e rëndësishme që ndër vite i mori Gjykata Kushtetuese në Kosovë

vendimet-e-rendesishme-qe-nder-vite-i-mori-gjykata-kushtetuese-ne-kosove

Ky vendim ka sjellë nën ethe gjithë politikën kosovare, meqë Gjykata Kushtetuese jo rrallë herë jep vendime të rëndësishme dhe me ndikim për vendin, njofton Klan Kosova.

Ndër vendimet më të rëndësishme ishin ato për presidentët, Fatmir Sejdiun e LDK-së dhe Behgjet Pacollin e AKR-së.

Të njëjtit patën dhënë dorëheqje në momentin që Gjykata Kushtetuese dha verdikt se të dy kishin shkelur Kushtetutën në një pikë gjatë procesit të zgjedhjes apo ushtrimit të mandatit.

Më 2010-të Fatmir Sejdiu, dha dorëheqje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konstatohet se ai ka bërë shkelje të Kushtetutës duke mbajtur edhe postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sejdiu tha se ka qenë i bindur se mbajtja e dy posteve nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës, por sidoqoftë ai ishte shprehur se e respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe Behgjet Pacollin, pasi më 2011-ën, ky institucion i lartë juridik vendosi se zgjedhja e presidentit të Republikës së Kosovës nga ana e Kuvendit,  ishte jokushtetuese.

Por këto nuk mbesin vendimet e vetme.

Vendim tjetër që ndikoi në zhvillimet në vend ishte edhe ai për mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit në kohën e VLAN-it.

Ky vendim thotë se të drejtën për pozitën e kryeparlamentarit e ka partia e parë fituese në zgjedhje.

Gjithashtu ka edhe një tjetër verdim të dalë më 2015-ën  nga kjo Gjykatë Kushtetuese, e cila thelloi edhe më shumë raportet në politikën e Kosovës.

Është vendimi që Asociacioni i Komunave Serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën, po ashtu njëri i cili përbën një qëndrim prej më të rëndësishmëve të dalë nga Gjykata Kushtetuese.

Ruajtja e postit të presidentes Atifete Jahjaga, për 5 vite ishte po ashtu verdikt nga Kushtetuesja.

Ky autoritet e konstatoi jokushtetuese kërkesën që me amendamente kushtetuese t’i ndërpritet mandati ish-presidentes Jahjaga.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli jo kushtetues edhe ligjin dhe delegacionin shtetëror të Kosovës për dialog me Serbinë, i miratuar në dhjetor të vitit 2018.