Reshitaj: AAK-ja do ta respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

reshitaj:-aak-ja-do-ta-respektoje-cdo-vendim-te-gjykates-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ose nesër do të japë vendimin e saj në lidhje me dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër.

E deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka bërë të ditur se çfarëdo vendimi që do ta marrë Gjykata Kushtetuese, partia e saj do ta respektojë atë, raporton Rahovecnews.net.

“Kosova është një Republikë Parlamentare dhe konsiderojmë se duhet të bazohet në çdo veprim të saj në sistemin pluralist-demokratik dhe si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës jemi të bindur në plotëni të respektojmë kushtetutën e vendit dhe do të respektojmë vendimet që do të vijnë nga një institucion juridik më i lartë që e ka vendi.  Nuk jemi duke paragjykuar vendime mirëpo jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi në kompetenca tona dhe të japim kontributin tonë ashtu siç e ka dhënë Aleanca tash e dy dekada”, deklaroi Reshitaj. /Rahovecnews.net/