Pas shumë kohësh takohen Shpend Ahmeti e Albin Kurti, dikur bashkëpunëtorë në VV

Në kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Ahmeti ka pritur në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan Rahovecnews.net.

Vizita e këtij të fundit në Prishtinë, vjen pas disa vizitave të tjera të realizuara në komuna të Kosovës, për të parë nga afër menaxhimin me pandeminë e koronavirusit.

Ahmeti kishte fituar zgjedhjet si kandidat i VV-së për kryeqytetin, mirëpo që pas ndarjes së këtij subjekti, i njëjti kishte kaluar në fraksionin tjetër që kishte formuar PSD-në.

Që nga ajo kohë, Ahmeti e Kurti nuk ishin takuar më, teksa kishin pasur edhe polemika të ashpra në të kaluarën në distancë. /Rahovecnews.net/