Një muaj paraburgim për të dyshuarin që merrej me “heroinë

nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-merrej-me-“heroine

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve Xh. D. dhe H. R.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit pa autorizim kanë poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes së substancës narkotike të llojit “heroinë” në peshë prej 19.7 gramë, si dhe duke mbajtur në ambiente familjare brenda ambienteve të shtëpisë.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për sigurimin e të pandehurit në këtë fazë të procedurës, gjithashtu duke marr parasysh që i pandehuri Xh. D. është një person recidivist i veprave penale.