Mushkolaj debaton me Selimin: Vetëvendosje po punon me dy standarde

mushkolaj-debaton-me-selimin:-vetevendosje-po-punon-me-dy-standarde

Mushkolaj ka thënë se ky tubim nuk është organizuar jo rastësisht në prag të vendimit të Gjykatës kushtetuese.

Ai ka thënë se edhe heqja e masave kufizuese para datës 1 qershor nuk është bërë në mënyrë të  rastësishme.

“Për mua është e pakuptueshme se si është e mundur të bëjë të grumbullohen në një vend 5,000 veta të protestojë e nuk lejohet gastronomia, nuk lejohen shkollat apo çerdhet”, ka thënë Mushkolaj.

Analisti ka kritikuar edhe mbledhjen e vonshme të qeverisë për të lejuar tubimet publike.

“Po e kritikoj lojën me dy standarde. Bën të mblidhen qytetarët të protestojnë e nuk bënë disa fusha tjera të rëndësishme të funksionojnë”, ka shtuar Mushkolaj.

Nga ana tjetër Selimi ka thënë se e konfirmon që tubimi ishte mirë i menduar dhe organizuar.

Ai thotë se megjithatë vendimet për tubime janë marrë me pëlqimin e IKSHPK-së.

“Së shpejti do të hapen edhe gastronomia, shkollat e çerdhet”, ka thënë Selimi.