Britania e Madhe mbyll ambasadën në Korenë e Veriut

britania-e-madhe-mbyll-ambasaden-ne-korene-e-veriut

Britania e Madhe ka mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, dhe ka urdhëruar stafin të largohet nga vendi.

Sipas mediave të huaja, mbyllja e papritur është e lidhur me kufizimet e koronavirusit në vend, për të cilën Zyra e Jashtme tha se stafi i ambasadës e kishte të pamundur funksionimin e saj atje.

Bëhet e ditur se një numër diplomatësh dhe banorë të huaj u evakuuan nga kryeqyteti i Koresë së Veriut që nga muaji mars.

Një numër burimesh i thanë NK News të mërkurën se diplomatët britanikë u larguan nga Koreja e Veriut, përmes kufirit me Kinën.

Ndërkaq qindra banorë të huaj kanë mbetur në Pyongyang, përfshirë diplomatë nga ambasada suedeze dhe ruse, dhe një numër i vogël i punëtorëve të përfaqësuar nga Gjermania, Zvicra, Franca dhe Italia.

 

 

The post Britania e Madhe mbyll ambasadën në Korenë e Veriut appeared first on Rahovecnews.net.