Arrestohet gjilanasi për dhunë ndaj motrës dhe nënës së tij

arrestohet-gjilanasi-per-dhune-ndaj-motres-dhe-nenes-se-tij

Një person në Gjilan është arrestuar pasditen e djeshme nga ana e policisë.

Arrestimi i të dyshuarit sipas policisë është bërë për një rast të dhunës në familje, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar verbalisht nënën dhe motrën e tij.

I dyshuari për këtë rast, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka pranuar tretman mjekësor dhe pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.