Analisti Ramadani dyshon se njerëzit e VV-së mund të posedojnë edhe bisedat më intime të qytetarëve

analisti-ramadani-dyshon-se-njerezit-e-vv-se-mund-te-posedojne-edhe-bisedat-me-intime-te-qytetareve

Këto dyshime i nxiti një deklaratë e dhënë nga presidenti Hashim Thaçi gjatë mbrëmjes së kaluar në DebatPlus të RTV Dukagjinit.

Sveçla ende nuk është deklaruar për media ndërkohë që për rastin ka folur kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana, e cila tha se e kishte ftuar ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme por shtoi se ai “nuk ishte në Dhomën e Përgjimeve.”

Megjithatë, mënyra se si foli ajo ka nxitur dyshime mbi vërtetësinë e kësaj deklarate.

Ramadani dyshon se “këta njerëz ndoshta posedojnë tani edhe bisedat më intime të qytetarëve.”

Ai e ka quajtur një veprim të tillë si “të paprecedent dhe të pafalshëm” ndërkohë që ka kritikuar edhe kryeshefen që i ka lejuar vetes të instrumentalizohet për agjenda politike.

Më poshtë statusi i plotë: