4 raste të reja me Koronavirus në Kosovë, 19 shërohen

4-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove,-19-sherohen

Nëntëmbëdhjetë pacientë janë shëruar të enjten nga COVID-19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kështu numri i të shëruarve në vend ka shkuar në 820.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan”, ka njoftuar IKShPK.

Të enjten janë testuar 332 mostra kurse janë konfirmuar katër raste të reja. Bëhet fjalë për raste kontakti. Tri raste janë në Stanovc të Vushtrrisë e një rast në Përlepnicë të Gjilanit.

The post 4 raste të reja me Koronavirus në Kosovë, 19 shërohen appeared first on Lajmet e Fundit – RahovecNews.