Qeveria Kurti ndryshon një vendim për tubimet publike, a po e bën këtë si shkak i protestës së VV-së?

qeveria-kurti-ndryshon-nje-vendim-per-tubimet-publike,-a-po-e-ben-kete-si-shkak-i-protestes-se-vv-se?

Kurti ka mbajtur një mbledhje elektronike në orët e mbrëmjes për ta ndrysbuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalonte tubimet publike në kohë pandemie.

Qeveria Kurti me vendim të orës 23:00 ndryshoi vendimin dhe sipas komunikatës që e ka lëshuar për media, e ka justifikuar lejimin e tubimeve publike me vendimin për hapjen e xhamive dhe kishave.

Komunikata e mbledhjes së Qeverisë Kurti e lëshuar sonte 23:30:

Prishtinë, 27 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), mbledhja e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.

Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.