Pas 18 ditëve gjenden alpinistët e zhdukur në Zelandën e Re

pas-18-diteve-gjenden-alpinistet-e-zhdukur-ne-zelanden-e-re

Dy alpinistë janë gjetur pas 18 ditëve pasi kishin humbur në pyjet e Zelandës së Re.

Dion Reynolds dhe Jessica O’Connor, të dy 23-vjeçar,  kishin nisur ecjen në parkun kombëtar “Kahurangi” më 9 maj dhe kishin planifikuar të qëndronin atje  5 ditë.

Por ata humbën rrugën për shkak të mjegullës.

Ata  gjetën ujë për të mbijetuar dhe u shpëtuan kur një helikopter i ekipeve emergjente  vunë re tymin  nga zjarri që e kishin ndezur alpinistët në pyll.

Zhdukja e alpinistëve  vuri në lëvizje një ekip të madh duke përfshirë 50 persona, përfshirë pesë ekspertë gjurmimi, tre ekipe qensh dhe dy ekuipazhe helikopteri. Policia tha se kontrolli ishte i vështirë sepse zona ishte e largët dhe e pyllëzuar.

Ndërkohë moti i keq në fillim të kësaj jave kishte penguar kërkimin dhe kishte ngritur më shumë shqetësime për sigurinë e çiftit.

Zëdhënësi i ambulancës St John Ngaire Jones tha që dyshja u sollën me helikopter në aeroportin Nelson.

Ata u kontrolluan edhe nga mjekët të cilët u shprehën se kishin  vetëm lëndime të vogla.

Policia tha që gjendja e tyre  ishte  e qëndrueshme duke marrë parasysh përvojën e tyre të gjatë.abc.news

The post Pas 18 ditëve gjenden alpinistët e zhdukur në Zelandën e Re appeared first on Rahovecnews.net.