Osmani: Duhet t`u sigurohet qasja në drejtësi të gjithë qytetarëve

osmani:-duhet-t`u-sigurohet-qasja-ne-drejtesi-te-gjithe-qytetareve

Siç njofton kumtesa, kryeparlamentarja Osmani potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj Agjencie për t`i garantuar qasje në drejtësi të gjithë qytetarëve të vendit, në veçanti kategorive sociale. Në këtë kontekst, zonja Osmani u zotua se do të ndërmarrë hapa konkret brenda kompetencave të saj për të ndihmuar Agjencinë për ta siguruar buxhetin për funksionim të saj.

Ndërkaq drejtoresha ekzekutive e ANJF-së, Anita Alaj- Kalanderi, e njoftoi kryetaren e Kuvendit se deri më tani kjo Agjenci ka proceduar afro 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve.

Ajo ka theksuar se përkundër përpjekjes për t`u shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, Agjencia nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë, shkaku i kufizimeve buxhetore.​ /Rahovecnews.net/