Nagavci: Protesta e nesërme si pasojë e presionit të qytetarëve, duan ta ruajnë ndryshimin që u bë me 6 tetor

nagavci:-protesta-e-neserme-si-pasoje-e-presionit-te-qytetareve,-duan-ta-ruajne-ndryshimin-qe-u-be-me-6-tetor

Nagavci në “Debat Plus” ka thënë se do të ishte jashtë logjikës nëse Gjykata Kushtetuese do t’i jepte të drejt Presidentit.

“Besojmë se Gjykata Kushtetuese do të jetë në mandatin e vet dhe do të interpretojë drejtë Kushtetutën dhe do të argumentojë ashtu siç ne besojmë pasi të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë”.

Ajo thotë se Kushtetuta nuk parasheh formimin e një qeveri tjetër pas një mocioni të suksesshëm të qeverisë, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se Kuvendi është shpërndarë në vitin 2010 dhe 2014 pas mocioneve të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Çfarë presedani do të vendoset nëse humbësit bëhen bashkë dy muaj pas zgjedhjeve dhe formojnë një qeveri të re. Cila është rëndësia e të garuarit në zgjedhje në këtë rast. Do të përmbysej rendi demokratik”.

Duke folur për organizimin e nesërm në shesh, Nagavci thotë se kanë pasur presione nga qytetarët për të organizuar protesta.

“Ka një shqetësim të madh nga qytetarët pasi duan ta ruajnë ndryshimin që u bë me 6 tetor”.

Ajo ka thënë se është parashikuar që të marrin pjesë nga 3,500 -5,000 qytetarë por nuk përjashton që të ketë edhe më shumë persona.

“Ne kemi vendosur pikat dhe do të respektohet distanca dhe kushtet e pandemisë”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci.