Mustafa i reagon Gjuriqit: Sot do firmosja që shqiptarët në Luginë të kenë të drejtat e serbëve në Kosovë

mustafa-i-reagon-gjuriqit:-sot-do-firmosja-qe-shqiptaret-ne-lugine-te-kene-te-drejtat-e-serbeve-ne-kosove

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të dëshironte që shqiptarët në Luginë të Preshevës t’i kenë të drejtat e serbëve në Kosovë.

Postimi i plotë:

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, z.Marko Gjuriq, paska deklaruar se “serbët në Kosovë janë grupi etnik më i persekutuar në Evropë”.

Unë jam gati ta marrë përgjegjësinë për t’i shndërruar shqiptarët e Luginës së Preshevës si “më të persektuarit në Evropë” sipas standardeve të z.Gjuriq, duke e firmosur dokumentin me atë dhe me shefin e tij, që garanton të drejtat e njëjta kushtetuese dhe ligjore për shqiptarët në Serbi, sikurse ato të serbëve në Kosovë.

Si i persektuar i vërtetë që jam, orën dhe vendin e firmosjes së dokumentit ia lë natyrisht atyre. /Rahovecnews.net/