Franca raporton për 66 të vdekur nga koronavirusi

franca-raporton-per-66-te-vdekur-nga-koronavirusi

Franca ka raportuar të mërkurën për 66 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Është dita e shtatë rresht që Franca ka raportuar më pak se 100 të vdekur brenda ditës nga virusi, shkruan agjencia Reuters.

Numri total i të vdekurve në Francë nga COVID-19 ka arritur në 28.596, shifra e katërt më e madhe në botë. Ndërkohë në total në Francë janë konfirmuar 145.746 raste me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 191 raste të reja.

The post Franca raporton për 66 të vdekur nga koronavirusi appeared first on Rahovecnews.net.