Ekskluzive… Asgjë nuk është e vërtetë, janë spekulime të portaleve rreth kyqjes në politikë, thotë Bylbyl Sokoli

Nga Shaip Shala
Shumë portale kanë publikuar si lajm bombastik kyçjen e trajnerit të mirënjohur Bylbyl Sokoli në politikë, por të gjitha këto janë spekulime dhe për konsum të brendshëm të mediave të caktuara.

Në bisedë të Rahovecnews me trajnerin e mirënjohur rreth asaj se çka është e vërteta për inkuadrimit e tij në politikë, Bylbyl Sokoli thotë :” Të gjitha janë vetëm spekulime të portaleve, nuk di nga cilat burime ka rrjedhur informata, por nuk është e vërtetë se do të kyqem në politikë, gjegjësisht në Lëvizjen Vetëvendosje, siç e kanë cekur.

Mundet të ketë rrjedhë informata nga ndonjë subjekti politik, por nuk është e vërtetë asgjë” thotë Sokoli.

Ai nê fund thotë se të gjitha ofertat të subjekteve politike deri tash i ka refuzuar.

Në vazhdim të bisedës ekskluzive, Sokoli është më decidiv dhe thotë: “ Biseda ka pasur, por unë mendoj që punëtorët sportiv, trajnerët, edukatorë, profesorët, duhet të jenë këshilltarë, ose edhe në poste ministrore, por jo me ngjyra politike, ose si militant partiake.

Politika dhe Kosova ka nevojë për eksperta në çdo fushë dhe qëndrimi im është ende i palëkundur kur është në pyetje bashkimi kombëtar.

Përmes sportit kjo ​ mund të arrihet dhe kjo është rruga më e mirë që të arrihet qëllimi i të gjithë shqiptarëve”, thotë ​ Bylbyl Sokoli ekskluzivisht për Rahovecnews.