Një aksident zingjiror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, tek Bau Marketi.
Nga tri makinat që u përfshinë në aksident askush nuk mbeti i lënduar.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 08:30, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, nuk raportohet për të lënduar. Policia është duke u marrë me aksidentin” deklaroi Kraniqi.

