Policia e Kosovës nga sot nis kthimin në orar të rregullt të punës

policia-e-kosoves-nga-sot-nis-kthimin-ne-orar-te-rregullt-te-punes

Për shkak të lehtësimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Policia e Kosovës ka e marta ka filluar punën me orar të rregullt.

Policia e Kosovës duke filluar që nga e marta (sot), do të rifillojë punën me orar të rregullt.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, Baki Kelani, drejtor i Zyrës për Komunikim me Publikun në Policinë e Kosovës.

“Nga 26.05.2020, Policia e Kosovës kryesisht do te kthehet ne orarin e rregullt të punës (8 orësh), përjashtuar vlerësimet pre rajonin e Prizrenit për arsye te rasteve te fundit me COVID-19”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

Sipas tij, ky vendim ka ardhur duke iu referuar planit të përgjithshëm të gatishmërisë dhe reagimit kundër COVID-19, të cilin siç theksoi ai, Policia e Kosovës e ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”.

“Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme duke u angazhuar me personelin e saj në orarin 12 orësh, i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, ka bërë të ditur Kelani.

Sipas tij, ky urdhër ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e koronavirusit.

“Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, tregoi Kelani për lajmi.net.

Theksojmë se vetëm në qytetin e Prizrenit janë 13 zyrtarë policorë që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus përderisa 100 të tjerë janë në vetizolim.