Pas tre muajve nga mbyllja, në Palestinë hapen xhamitë dhe kishat

pas-tre-muajve-nga-mbyllja,-ne-palestine-hapen-xhamite-dhe-kishat

Palestina të martën rihapi xhamitë dhe kishat e njohura në Bregun Perëndimor të okupuar në kuadër të lehtësimit të masave që ishin vendosur kundër përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton KosovaPost.

Xhamia Ibrahimi në Hebron dhe Kisha e Lindjes në Betlehem u hapën për adhuruesit pas tre muajsh.

Dhjetëra palestinezë erdhën për namazin e sabahut në Xhaminë Ibrahimi mes masave të rrepta të sigurisë izraelite.

Hefzi Abu Sneineh, drejtor i fondeve për provincën Hebron, tha për AA se autoritetet izraelite lejuan 50 adhurues të hynin në xhami për shkak të pandemisë.

Ai shtoi se namazi i sabahut u krye tre herë për t’ua mundësuar të gjithëve që kishin ardhur të luten.

Kisha e Lindjes gjithashtu rihapi dyert e saj për adhuruesit dhe vizitorët mes një sigurie të rreptë.

Ministrja e Turizmit dhe Antikiteteve, Rula Maayah, tha për AA se rihapja e kishës është një shkëndi shprese për fillimin e një kthimi në jetën normale, veçanërisht pasi kisha pret miliona pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota.

Kisha e Lindjes është vendi më i njohur i shenjtë për krishterët në Palestinë, pasi u ndërtua në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi.

Të hënën, Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, njoftoi hapjen e vendeve të adhurimit duke filluar nga e marta, si pjesë e lehtësimit të masave parandaluese kundër koronavirusit.

Që nga e marta, Palestina regjistroi një total të 602 raste të koronavirusit, duke përfshirë pesë vdekje, dhe 475 shërime.

Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht më të goditura janë Evropa dhe SHBA. aa

 

The post Pas tre muajve nga mbyllja, në Palestinë hapen xhamitë dhe kishat appeared first on Rahovecnews.net.