KF Flamurtari negativ në koronavirus

kf-flamurtari-negativ-ne-koronavirus

KF Flamurtari ka bërë testimet për COVID-19, dhe të gjithë lojtarët kanë dalë negativ.

Skuadra e Superligës janë duke u testuar për COVID-19, derisa po bëhen planet për vazhdimin e sezonit.

Skuadra nga kryeqyteti, ka njoftuar se ka bërë testimet, dhe gjithë lojtarët janë negativ.

“KF FLAMURTARI ka kryer me sukses testimet per Covid 19 dhe të gjithë futbollistët dhe stafi kanë dalë negativ, falenderojmë të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë testim”, thuhet në komunikatë.

Me 22 xhiro të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Flamurtari renditet në vendin e tetë me 28 pikë, dy më shumë se Trepça ’89, që ndodhet në zonën e rrezikuar për rënie nga kategoria.

The post KF Flamurtari negativ në koronavirus appeared first on RahovesNews.