Gonzalez Laya: BE duhet të dakordohet për udhëtimin ndërkufitar

gonzalez-laya:-be-duhet-te-dakordohet-per-udhetimin-nderkufitar

Ministrja e Jashtëm e Spanjës, Arancha González Laya, tha se anëtaret e Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për një qasje të përbashkët për të hapur kufijtë, të rivendosin lirinë e udhëtimit në Zonën Shengen dhe të përcaktojnë cilat vende jashtë tij duhet të konsiderohen të sigurta për të udhëtuar, transmeton  KosovaPost.

Laya për radion Cadena SER tha se rifillimi i udhëtimit ndërkufitar duhet të vendoset kolektivisht edhe nëse vendet në BE po ndërpresin izolimin në data të ndryshme.

“Duhet të fillojmë të punojmë me partnerët tanë evropianë për të marrë lirinë e lëvizjes në territoret evropiane”, tha González Laya të martën, duke shtuar se ajo do të dëshironte të shihte një përcaktim evropian se cilat vende duhet të konsiderohen të sigurta.

Ajo tha se Spanja është e etur të mirëpresë turistët për të ngritur industrinë që arrin në 12 për qind të BPB-së së vendit, por që planifikon ta bëjë atë me “shëndet, qëndrueshmëri dhe siguri”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.

The post Gonzalez Laya: BE duhet të dakordohet për udhëtimin ndërkufitar appeared first on Rahovecnews.net.