Gashi i PDK-së porositë Kurtin: Hape kufirin me Shqipërinë, e jo me Serbinë siç bëre në pandemi

gashi-i-pdk-se-porosite-kurtin:-hape-kufirin-me-shqiperine,-e-jo-me-serbine-sic-bere-ne-pandemi

Në emisionin Rubikon të Klan Kosova, deputeti i PDK tha se qeveria e shkarkuar Kurti duhet t’i japë fund izolimit të Kosovës nga Shqipëria.

“Albin Kurti e ka mbyllur kufirin e Kosovës me Shqipërinë ndërsa qe 3 muaj e ka hapur tërësisht kufirin dhe qarkullimin me Serbinë. Kërkojmë që kufiri me Shqipërinë të hapet me 1 qershor pasi tashmë kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë vendimin e hapjes nga 1 qershori”, tha Gashi.