Costa mendon pensionimin

costa-mendon-pensionimin

Anësori i Juventusit, Douglas Costa, thotë se ai është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i japë fund karrierës së tij si futboll për shkak të problemeve të shumta të lëndime.

Braziliani ka një 17 ndeshje shkaku i tre lëndimeve që i ka pësuar gjatë vetëm këtij sezoni, ndërsa probleme të shumta me lëndime të ngjashme ka pasur edhe gjatë gjithë karrierës.

Costa thotë se ai zakonisht arrin ta përballojë mirë një situatë të tillë, mirëpo thotë se nganjëherë zhgënjimi bëhet i tepërt.

“Ka raste kur mendoj: “A mund të luaj ende? Kjo pasi që unë lëndohem sapo kthehem në fushë sërish. Pastaj, kur unë e shikoj një ndeshje të TV, më kujtohet se futbollin e kam pasion dhe se ende mund të luaj në nivelin më të lartë”, ka thënë Costa.

“Kjo më mban gjallë, unë e di se më vjen lehtë të luaj futboll. Nuk ka të bëjë asgjë me para apo me famë”.

“I gjithë qëllimi është që ti ta shijosh atë që po e bën dhe të argëtohesh. Ky është synimi im. Unë bëj shaka se Alex Sandron, i them se kam bërë më shumë skanime sesa që kam luajtur në ndeshje”.

Costa i mbush 30 vjeç në shtator dhe, përderisa ai ka fituar tituj të ligave dhe kupave në Gjermani, Itali dhe Ukrainë, ai dëshiron të arrijë edhe më shumë suksese para se t’i japë fund karrierës.

 

The post Costa mendon pensionimin appeared first on RahovesNews.