Bajerni bën hap gjigand drejt titullit në Gjermani, mposht Dortmundin në shtëpinë e saj

bajerni-ben-hap-gjigand-drejt-titullit-ne-gjermani,-mposht-dortmundin-ne-shtepine-e-saj

Bayern Munich ka bërë një hap të madh drejt titullit të radhës në Bundesligë, duke e mposhtur 0-1 Borussia Dortmundin në ‘Signal Iduna Park’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28.

Fillimi i ndeshjes ishte me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që kishin rastet e tyre.

Vendasit arritën të tregoheshin më të rrezikshëm me disa dalje të shpejta. Ishte sulmuesi Erling Haaland që iu afrua golit, por një ndërhyrje e Jerome Boateng në vijën e portës, bëri që rezultati i ndeshjes të mbetet i pandryshuar.

Në minutën e 43′, Bayern Munich kaloi në epërsi me një gol jashtëzakonisht të bukur të Joshua Kimmich.

Reprezentuesi gjerman, vërejti daljen e portierit të Dortmund, dhe me një parabol të bukur, i dha epërsinë Bayernit.

Pjesa e dytë e ndeshjes nuk solli ndryshim rezultati, me ‘Bavarezët’ që arkëtuan tre pikë.

Me këtë fitore, Bayern Munich numëron 64 pikë, shtatë më shumë se Bayern, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit.

The post Bajerni bën hap gjigand drejt titullit në Gjermani, mposht Dortmundin në shtëpinë e saj appeared first on RahovesNews.