​Veseli: S’do ndalem se angazhuari për themelimin e Tribunalit për dënimin e krimeve serbe

​veseli:-s’do-ndalem-se-angazhuari-per-themelimin-e-tribunalit-per-denimin-e-krimeve-serbe

Siç shkroi Veseli, kjo ishte hakmarrje e egër  e forcave serbe ndaj kësaj lagjeje dhe fshatrave të Vërrinit të Opojës, shkruan Rahovecnews.net.

Veseli po ashtu ka thënë se ai nuk do të ndalet në angazhimin e tij për krijimin e Tribunalit për dënimin e krimeve të Serbisë që janë kryer në Kosovë.

Postimi i plotë i Veselit:

26 Maji i vitit 1999, u kthye në tragjedi për popullin tonë në “Lagjen e Trimave” të Prizrenit. Forcat serbe vranë e masakruan 27 civilë shqiptarë të cilët kishin vendosur të mos largohen nga shtëpitë e tyre kur mijëra të tjerë po dëboheshin drejt Shqipërisë.

Vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje e egër e forcave serbe ndaj kësaj lagje dhe fshatrave të Vërrinit e Opojës të cilët ishin baza të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare kundër Serbisë. Djemtë dhe vajzat e kësaj lagje ishin luftëtarët më të mirë e trima të UÇK-së.

Unë nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne nuk duhet të pushojmë së punuari për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët serb që masakruan qytetarët tanë të pafajshëm. /Rahovecnews.net/