“Xavi e ka të shkruar të jetë trajner i Barcelonës”

“xavi-e-ka-te-shkruar-te-jete-trajner-i-barcelones”

Xavi mbetet e ardhmja e Barcelonës sepse e ka të shkruar të jetë trajner i klubit ku u rrit dhe fitoi gjithçka çka mund të fitohet gjatë karrierës si futbollist, sipas Juan Antonio Pizzi.

Produkti ikonik i sistemit të famshëm të akademisë “La Masia” kaloi 17 vite të paharrueshme si yll i ekipit të parë të Barcelonës.

Në total, Xavi luajti 767 ndeshje për katalonasit dhe i ndihmoi ata të fitonin tetë tituj të La Liga-s dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve, ndërsa u bë, gjithashtu, fitues i Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian me Spanjën.

Një sfidë të re ndërmori në vitin 2015, kur u transferua te Al Sadd i Katarit, fillimisht si futbollist dhe tani në rolin e trajnerit.

Xavi është i lidhur shumë me një rol të tillë te Barça, edhe kur u shkarkua Ernesto Valverde. Ai i ka rezistuar rikthimit emocional në “Camp Nou”, megjithëse ka shumë që e konsiderojnë vetëm çështje kohe këtë gjë. Pra, 40-vjeçari pritet të marrë frenat e drejtimit në një klub të njohur për të.

Pizzi, një ish-shok skuadre i Xavi, tha për Daily Mail: “Unë mendoj se Xavi e vlerësoi shumë mirë situatën. Aktualisht e preokupon fakti që do të stërviste ish-shokët e skuadrës, por edhe mungesa e përvojës së duhur si trajner në La Liga. Personalisht mendoj se kjo e shtyri të refuzonte stolin e Barcelonës në janar, duke thënë: Më jepni pak kohë.”

“Unë jam i bindur se Xavi dëshiron ta stërvitë Barcelonën, por duhet të zhvillohet pak më shumë si trajner. Po kështu. jam i bindur se e ardhmja e Xavi dhe e ardhmja e Barcelonës do të kryqëzohen në një moment, nuk e di nëse për dy apo pesë vite. Xavi do të jetë trajner i Barcelona, ​​nuk ka dyshim në lidhje me këtë”.

The post “Xavi e ka të shkruar të jetë trajner i Barcelonës” appeared first on RahovesNews.