Osmani për largimin nga LDK: Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës

osmani-per-largimin-nga-ldk:-deren-mund-te-ma-tregojne-vetem-qytetaret-e-kosoves

“Derën mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Janë ata që më kanë sjell deri këtu”, tha Osmani.

Thotë se ajo vetëm po e mbron fjalën e dhënë para qytetarëve.

“Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë ndaj qytetarëve do ta mbaj me krenari do ta mbaj me krenari atë vulë”, tha Osmani.

“Është e lehtë për njerëzit që ndryshojnë qëndrime të tentojnë ta mbulojnë atë ndryshim duke i sulmuar të tjerët. Në këtë rast e kane gjet sulmin kundër meje, ofendimet, linçimet sepse unë nuk kam banda që më mbrojnë e as nuk e kam keqpërdor asnjëherë pushtetin siç e kanë bërë shumë parti të tjera në mënyrë që atë keqpërdorim në ndërkohë ta shfrytëzojë për të arritur diçka në politikë”, theksoi ajo në Pressing në T7.

“Nëse unë jam duke gabuar dëmi do të jetë personal, nëse ata janë duke gabuar dëmi do të jetë për tërë Kosovën”, tha Osmani.