Osmani: LDK-ja i dinte qëndrimet e mia para se të më kandidonte për kryeministre

osmani:-ldk-ja-i-dinte-qendrimet-e-mia-para-se-te-me-kandidonte-per-kryeministre

“Unë po mbroj qëndrimet e mia që i kam mbrojtur para dhe pas 6 tetorit. Asnjëra prej tyre nuk kanë ndryshuar”, thotë Osmani e ftuar në emisionin Pressing në T7.

“Nuk është që partia nuk I ka ditur këto qëndrime para se të më kandidonte për kryeministre e që tani po befasohet. Ato nuk kanë lidhje me kryeministrin aktual”, shtoi Osmani.

Thotë se nuk po e përkrah kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Qëndrimet e mija nuk lidhen me individët e caktuar”, thotë Osmani.

Ajo tregon se në mes të institucionit të Qeverisë dhe Kuvendit ka bashkëpunim në kuadër të Kushtetutës.