Nga e enjtja, 16 orë lëvizje pa kufizime, hapen edhe objektet fetare

nga-e-enjtja,-16-ore-levizje-pa-kufizime,-hapen-edhe-objektet-fetare

Po ashtu, ai ka thënë se nga e enjtja do të hapen edhe objektet fetare, si xhamitë e kishat.

“Ky është një sukses i përbashkët”, tha ai në konferencë, ku ishin të pranishëm edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha.

“Nga 13 marsi është hera e parë nuk e kemi asnjë rast me koronavirus, kjo fal punës. Momentalisht kemi 203 raste aktive. Ashtu siç kemi thënë me herët ne duhet  të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin”, ka thënë ai.

Ai ka prezantuar lehtësimin e mëtejmë të masave, ndërsa ka thënë se prej 28 majit do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej pesë të mëngjesit deri në ora 21:00

“Nder masat lehtësuese, janë ato për fillimin e hapjes se objekteve fetare të cilat hapen nga e enjtja, pra me datën 28 maj. Nga 28 maj po ashtu do të ndryshoj orari i lëvizjes, pra do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri ne 21 në mbrëmje qytetarët do të lëvizin pa kufizime”, ka thënë Vitia.

Vitia ka falënderuar edhe mjekët dhe policët për punën e tyre

Po ashtu Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të majit do të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. /Rahovecnews.net/