Kroaci, në 24 orët e fundit nuk është zbuluar rast i ri me koronavirus

kroaci,-ne-24-oret-e-fundit-nuk-eshte-zbuluar-rast-i-ri-me-koronavirus

Në Republikën e Kroacisë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i koronavirusit dhe numri i përgjithshëm edhe më tej mbetet 2.244 (AA).

“Pacientë të rinjë nuk ka. Deri më tani janë testuar gjithsej 62.422 persona, prej të cilëve 940 gjatë 24 orëve të fundit”, bëhet e ditur nga Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë.

Më tej, theksohet se 78 persona janë në kurim spitalor. Prej tyre gjashtë pacientë janë në respiratorë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2.035 raste, ndërsa një person ka ndërruar jetë, me çka numri i të vdekurve ka shkuar në 100.

The post Kroaci, në 24 orët e fundit nuk është zbuluar rast i ri me koronavirus appeared first on Rahovecnews.net.