Këshilltari i Thaçit thotë se Vitia është bërë një lodër e Kurtit, orarin e lëvizjes e quan përshtatje për “ekstremistët” e VV-së

keshilltari-i-thacit-thote-se-vitia-eshte-bere-nje-loder-e-kurtit,-orarin-e-levizjes-e-quan-pershtatje-per-“ekstremistet”-e-vv-se

Siç njoftoi sot ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, do të ketë lëvizje nga 5 i mëngjesit deri në ora 21:00, ndërkaq xhamitë dhe kishat do të hapen me masa mbrojtëse.

Por, kritika të ashpra për këtë ka dhënë këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

Behramaj i ka quajtur shpërfaqje të maskarallëkut masat lehtësuese.

Ai ka thënë se Ministri Arben Vitia është bërë një lodër e kryeministrit Albin Kurti. Për më tepër, Behramaj ka thënë se Qeveria po ua përshtatë orarin e lëvizjes “ekstremistëve të saj”.

Postimi i plotë:

Maskarallëkun e kësaj Qeverie po e shpërfaqë edhe loja politike me kufizimin e lëvizjeve. Pasi që këtë javë kanë nevojë për lëvizjen e lirë të ekstremistëve të tyre, që fatkeqësisht po i trajtojnë si kope politike për t’i mësyrë mbi institucione, ua përshtaten edhe lirinë e lëvizjes. Arben Vitia është një lodër në duart e Albin Kurtit, të cilin e ka shfrytëzuar pa kontroll. Kështu ka qenë gjithmonë. Ai as ministër në detyrë nuk është!

Besimtarët tri ditë pas Bajramit po bënë të falën nëpër xhamia, kurse për Bajram nuk bënte. Prej 28 majit ata lejohen të mblidhen deri në 300 veta, kurse nuk po lejohen ende nga 10-15 fëmijë të mblidhen nëpër kopshte!

Kjo Qeveri nuk ishte asnjëherë e popullit. Këtë e dëshmoi sërish përshtatja e lirisë së lëvizjes për nevoja të tyre politike. Kjo Qeveri është vetëm e ekstremistëve të Kurtit, që e pasqyrojnë më së miri botëkuptimin dhe lidershipin e tij! /Rahovecnews.net/