Dalin negativ për koronavirus lojtarët dhe stafi i FC Vushtrria

dalin-negativ-per-koronavirus-lojtaret-dhe-stafi-i-fc-vushtrria

40 persona kanë dalur negativë për koronavirus sot në komunën e Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollist të klubit të këtij qyteti, FC Vushtrria.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli.

Meholli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot janë bërë 40 testime në këtë komunë, e që kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë: 

Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ!

Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, të i kthehen normalitetit!

Me respekt

The post Dalin negativ për koronavirus lojtarët dhe stafi i FC Vushtrria appeared first on RahovesNews.