Spadafora jep detaje të reja për rifillimin e Serie A

spadafora-jep-detaje-te-reja-per-rifillimin-e-serie-a

Ministri i Sportit në Itali Vincenco Spadafora bëri me dije se kampionati italian i futbollit mund të fillojë në datën 13 ose 20 qershor.

Për “Rai RG3”, zyrtari i lartë i qeverisë italiane u shpreh se do të vendoset ditën e enjte nëse kampionati italian do të vazhdojë dhe datën në rast se Seria A do të rinisë.

“Po punojmë për dy data të mundshme që të rinisë kampionati italian. Po shqyrtojmë datat 13 dhe 20 qershor. Protokolli shëndetësor ka mbërritur te ne dhe është i ngjashëm me protokollin gjatë stërvitjes. Të enjten do të vendosim nëse do të rifillojmë dhe datën për të vazhduar kampionatin”, bëri të qartë Spadafora.

The post Spadafora jep detaje të reja për rifillimin e Serie A appeared first on RahovesNews.