Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, pesë të arrestuar për 24 orë

nuk-respektuan-vendimin-e-qeverise,-pese-te-arrestuar-per-24-ore

Pesë persona janë arrestuar dhe një është ndaluar, pasi nuk kanë respektuar vendimin për parandaliminë e pandemisë.

Sipas Policisë, një është arrestuar në Prishtinë, tre në jug të Mitrovicës, një në pikë kalimin kufitar Kullë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Kurse në Ferizaj, është ndaluar një person, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin për parandalimin e epidemisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.