Nga Shaip Shala
Në moshën 75 vjeçare u nda nga jeta Vahedin Rrahmani, punëtor shumëvjeçar sportiv, shahist shumëvjeçar i K.SH. Rahoveci dhe dashamir i të gjitha sporteve.
Qasja e tij konstruktive ndaj sportit, ku Vahedini ishte i devotshëm kundër dhunës në sport, ka bërë që emri i tij të përmendet për shumë dekada anembanë Kosovës.
Vahedini e ka dashtë futbollin, basketbollin, lojtar aktiv i shahut, por njohuria dhe interesimi i tij ka qenë edhe për sporte tjera.
Për gjeneratat e reja, cekim faktin se Vahedini ka qenë kampion shumëvjeçar i daktilografisë në ish Jugosllavi, por në mend do të mbahet dhe do të kujtohet, urtësia e tij, bujaria, fisnikëria dhe afërsia me njerëzit.