Pandemia dhe bashkëpunimi shtetëror, Kurti flet edhe me kryeministrin maqedonas

pandemia-dhe-bashkepunimi-shteteror,-kurti-flet-edhe-me-kryeministrin-maqedonas

Gjatë bisedës, theks i veçantë iu dha situatës me COVID-19 në vendet respektive dhe masave që Qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit Corona.

Ata gjithashtu folën për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta rajonale.

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Spasovski u pajtuan që të vazhdojnë dhe mirëmbajnë komunikimin institucional ashtu sikurse edhe bashkëpunimin ndërshtetëror. /Rahovecnews.net/