Kinë – Asnjë rast i ri me koronavirus, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

kine-–-asnje-rast-i-ri-me-koronavirus,-per-here-te-pare-qe-nga-fillimi-i-pandemise

Të premten, Kina nuk regjistroi asnjë rast të ri të konfirmuar me COVID-19, duke shënuar ditën e parë me asnjë rritje të numrit që prej rasteve të para nga fillimi i pandemisë në Wuhan, vitin e kaluar.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) deklaroi se kjo është hera e parë me zero raste me koronavirus, krahasuar me një ditë më parë që ishin katër të infektuar të rinj.

Komisioni poashtu shtoi se ishin dy raste të reja të dyshuara, njëra e ardhur nga Shanghai dhe një tjetër e nga province verilindore e Jilin.

Gjithashtu, edhe rastet e reja asimptomatike të koronavirusit ranë në 28 nga 35 sa ishin brenda ditës, një ditë më parë, tha NHC.

Kina ka parë një rënie të dukshme të rasteve të transmetuara në vend që nga muaji mars, pasi kufizimet strikte në lëvizjen e njerëzve e ndihmuan shumë që të merrte nën kontroll epideminë në shumë pjesë të vendit.

Numri i rasteve të konfirmuara deri më tani është mbi 83 mijë dhe numri i vdekjeve ka mbetur i pandryshuar në 4634.

The post Kinë – Asnjë rast i ri me koronavirus, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë appeared first on Rahovecnews.net.