Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se 138 qytetarë të Kosovës sot udhëtuan për në Prishtinë nga kryeqyteti britanik. Ambasada e Kosovës në Londër përmes një postimi në Facebook ka thënë se 138 qytetarët që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada do të riatdhesohen në Kosovë.