Vazhdon puna e komisionit për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna në terren e komisioneve të formuara me vendim të kryetarit të komunës z. Smajl Latifi.

Zyrtarët komunal kanë shikuar nga afër çdo parcelë të dëmtuar duke grumbulluar të dhënat për kulturat bujqësore.
Drejtori i Bujqësisë ka parë nga afër punën e komisionit duke takuar edhe fermerët e dëmtuar.

Nga java e ardhshme këto të dhëna do të analizohen dhe përpunohen, ku në fund do të nxjerrim raport të detajuar për secilin fermer të dëmtuar. Raporti i përgjithshëm do të procedohet në MBPZHR bashkë me kërkesën për dëmshpërblim të fermerëve të komunës sonë.